Një javë pasi humbën jetën dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç, në zonën e Qerretit në Kavajë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë për vendosjen e barrierave anësore, të cilat ishin edhe shkak për pasojat fatale të këtij aksidenti. Sot punonjësit e mirmbajtjes së rrugëve kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë riparimin e trafikndarëseve,të cilat prej muajsh ishin hequr për ti hapur rrugëkalimin një karburanti.
Për riparimin e kësaj rruge, me qëllim plotësimine standardeve rrugore, ka pasur edhe një vendim gjykate, I cili nuk ishte zbatuar prej Drejtorisë së Rrugëve.
Pë moszbatimin e vendimit të Apelit Administrativ, një ditë më parë Porkuroria e Kavajës arrestoi dy drejtues të Autoritetit Rrugor, pasi sipas prokurorisë nuk kishin zbatuar vendimin e gjykatës, për spostimin e karburantit nga rruga kryesore si dhe për mbylljen e trafikndarëseve.
Në pranga ranë Dritan Fejzo, Drejtor Juridik në Autoritetin Rrugor si dhe Bib Gjomakaj Drejtor Rajonal, të cilët akuzohen për "shpërdorimit të detyrës"

Redaksia Online
( Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

FOTO