TIRANE - Presidenti Bujar Nishani ka kontaktuar personalisht me disa nga të lënduarit e aksidentit të mbrëmshëm të autobusit me shqiptarë, të cilët ktheheshin nga Dubrovniku përmes Malit të Zi. Kreu i Shtetit ka dërguar këshilltarin e tij, Flamur Gashi në spitalin e Tivarit për t’u interesuar për situatën pranë të aksidentuarve.
 
“Presidenti shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella për viktimën e këtij aksidenti, i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve si dhe shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen e Tij për autoritetet vendore dhe spitalore të Tivarit dhe Podgoricës për gatishmërinë dhe shërbimet e ofruara për qytetarët shqiptarë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.
 
Po ashtu, Presidenti vlerësoi njëkohësisht interesimin dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, ndërsa përfundon se “pret kthimin e shpejtë pranë familjeve të qytetarëve të këtij aksidenti”.

Redaksia Onlnie
(Gre.M/Shqiptarja.com)