Policia ende nuk ka një version konkret mbi shkaqet që çuan në aksidentin më pasojë vdekjen e 12-vjeçares Dori Lleshi në Qafë Muzinë, pasi autovetura me të cilën ajo udhëtonte u përplas me një autobus.
 
Të plagosur nga ky aksident mbetën 6 anëtarë të të njëjtës familje nga Elbasani, të cilët udhëtonin me një mjet tip "Golf" në drejtim të Greqisë. 
 
Bashkë me viktimën, 7 ka qenë numri i personave që udhëtonin me mjetin në fjalë, i cili në rastin më të mirë është i përshtatshëm për 4 pasagjerë, plus drejtuesin e mjetit, 5.
 
Mbushja e mjetit përtej kapaciteteve, mund edhe të jetë një arsye që ka çuar në humbjen e kontrollit nga shoferi. Aq më tepër në një terren të vështirë dhe malor siç është Qafë Muzina.
 
Aksidenti rezultoi tragjik për familjen Lleshi me pasojë vdekjen e 12-vjeçares, Dori.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com