Aksidenti në Astir, Meçe: Mbikalimi bëhet në vende ku ka flukse! Manushaqe: Rruga e papërfunduar, nënkalimi s’është funksional! Eksperti: Të edukohen këmbësorët

Një 67-vjeçar mbeti i vdekur të dielën në Astir pasi u përplas nga një makinë në lëvizje në momentin kur po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Burri vdiq në vend, ndërsa policia arrestoi shoferin. Në atë vend mungon një mbikalim për të lidhur dy zonat, teksa përdoret shpesh nga qytetarët për të kaluar.

Mbikalimi më i afërt është 280 m larg dhe në anën tjetër nënkalimi gjendet 480 m larg. Për inxhinierin Arben Meçe, dy zonat nuk janë të zhvilluara njësoj dhe për këtë arsye nuk mund të bëhen mbikalime të shpeshta.

‘Çdo person që futet atje themi po ky është i marrë që futet këtu. Duhet ta edukojmë këtë qytetar dhe në çdo rast nuk duhet të lëvizë aty. Nëse do të shohim intensitetin e ndërtimit në një krah dhe te tjetri janë të ndryshme. Fluksi i qarkullimit shihet te Astiri. Duhet të edukojmë qytetarin se ku duhet të kalojë. Preferon të futet në mes të rrugës dhe themi pse s’bëhet mbikalim. Mbikalimet bëhen kur ka flukse intensive. Këtu njëra zonë nuk është e zhvilluar fare. Nëse do të ketë një komunikim urban intensiv ndërmjet dy palëve ngrihet mbikalim.’- u shpreh Meçe.

Ndërsa aktivisti dhe avokati Artan Manushaqe, u shpreh se në atë zonë nuk funksionon plotësisht nënkalimi dhe se rruga është ende e papërfunduar.

‘Nënkalimi nuk është funksional plotësisht. Invalidët dhe gratë shtatzëna nuk kalojnë dot aty. Zona e Astirit është një nga arteriet më të populluara të Tiranës. Ka mbikalime për km. Kjo rrugë është e papërfunduar në lotin 3. Është bërë në mënyrë të gabuar dhe kriminale. Ne jemi ngritur në protesta, por se kanë marrë mundimin që të ndërtojnë në mbikalim. Ka edhe intensitet të lartë të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve.’- tha Manushaqe.

Nga ana tjetër eksperti për sigurinë rrugore, Fatmir Hasho tha se duhet që të edukohen qytetarët. Sipas tij nuk mundet që të ndërtohet çdo 200 m mbikalime, ndërsa theksoi se ajo është një rrugë që është e ndalur jo vetëm për këmbësore por edhe për mjete deri në 40 kubik.

‘Në logjikën time 280 m nuk është një distancë e gjatë për ta bërë çdo këmbësor. Këto janë rrugë të kësaj kategorie ku janë të ndaluara jo vetëm për këmbësorët, por edhe biçikletat dhe mjetet 40 kubik. Ndërkohë avokati kishte shprehur një shqetësim të drejtë. Në rast se ne nuk do të mendojmë për këta banorë nuk do të flasim për sigurinë rrugore. Sanksioni ku ka ndodhur aksidenti, qytetari ka qenë i papërgjeshëm. Kam qenë partizan, jo i vendosjes rëndom i vizave të bardha. Jo në çdo vend duhet të bëjmë mbikalime dhe nënkalime, por kjo jo në çdo 100 m dhe 200 m. Duhet të edukohen qytetarët.’- tha ai.

Vendi ku ndodhi aksidenti në Astir përdoret rëndom për të kaluar nga qytetarët, edhe pse tabela e ndalon kategorikisht. Megjithatë, qytetarët shpesh herë zgjedhin t’i bien shkurt.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja