TIRANË- Një aksident tragjik është shënuar pasditen e kësaj te diele në zonën e Astirit në Tiranë. Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë pasi ky i fundit i ka prerë rrugën.  Nga kamerat e sigurisë duket momenti kur dy këmbësore kanë ecur me shpejtësi në mes të rrugës, por njëri prej tyre nuk arriti t’i shpëtojë aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në Unazë të Re kur një person me iniciale P.M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një qytetar ende të paidentifikuar duke e lënë të vdekur në vend. Siç duket nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, aq sa e ka fluturuar këmbësorin.

Aksident tragjik është regjistruar edhe në fshatin Kullë të Durrësit, ku ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Ky i fundit humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me mjetin, gjë që shkaktoi vdekjen e pasagjerit të tij në motomjet. Shoferi i mjetit është larguar nga vendngjarja ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital. Aksidenti i dytë me vdekje ndodhi rreth orës  21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë te 'Kthesa e Ariut' në afërsi të fshatit Kullë në Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Durrës, makina përplas motorin, humb jetën pasagjeri që ishte në motor! Shoferi i makinës që përplasi motori ka ikur nga vendngjarja (VIDEO)

 

Aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne zonën e njohur si kthesa e ariut pranë fshatit Kullë. Burimet bëjnë me dije se tashme është tërhequr trupi për në spital. Personi që ka humbur jetën ka qene duke udhëtuar me motor. Shkak është bërë një manovër e nxituar në rrugë duke bërë që t'i hynte në rrugë makinës e cila ka qenë duke lëvizur aty. 

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R. 

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine  mjekëve.

Drejtuesi i automjetit  që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet  për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.