FIER-Rruga në të cilën ndodhi aksidenti i një natë më parë, në afërsi të qytetit e Fierit ku mbetën të vdekur dy persona dhe një i tretë mbeti i plagosur cilësohet si makth për shoferët.
I gjithë aksi që lidh Njësinë Administrative Dermenas dhe që të çon për në plazhin e Darzezës është e pa ndriçuar dhe pa asnjë sinjalistikë.
Të pyetur nga Report Tv, drejtuesit e mjeteve tregojnë tmerrin që përjetojnë në këtë rrugë.
Ata thonë se çdo ditë përballen me vdekjen, në urën që ndyshe njihet edhe si ura e Hoxharës, shofertët tregojnë që janë të shpeshta aksidentët që ndodhin në këtë aks rrugor, pasi sipas tyre mbrojtëset e vjetra të urës kanë qenë jasht çdo standarti.
‘’Rruga është skandal. Nuk ka ku të vejë më keq. Po të kishte parmak nuk do të kishte ndodh aksidenti’’-u shpreh një shofer.
''Kjo është rrugë vdekje. Asnjë mburojë. Pse ashtu duhet ajo? Ka pasur shumë raste aksidentesh’’,-u shpreh një tjetër shofer.
Drejtuesit e Njesisë Administrative Dermenas arsyetohen se ka pasur sinjalistikë, madje edhe ura ka qenë e pajisur me parmak mbrojtës, por janë vjedhur për t’u shitur për skrap.
Ata kërkojnë nga ana e Bashkisë Fier që të marrë masa për zëvëndësimin sa më të shpejt të kësaj sinjalistike.
[gallery]20841[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO