TIRANE - Nëndrejtori i kompanisë së sigurimeve SIGMA, Lavdi Avllaj në një prononcim për “Shqiptarja.com”, është shprehur në lidhje me çështjen e dëmshpërblimit për vajzat e aksidentuar në tragjedinë e Himarës, se ato nuk kanë pranuar të sjellin raportin mjekësor.
Sipas Avllait, është ky raport që përcakton se në çfarë mase ato janë të dëmtuar dhe sa u takon për tu dëmshpërblyer. “Janë një pjesë që kanë pasur paaftësi të përkohëshme dy javë, një muaj, tre muaj. Por në zbatim të ligjit të sigurimit të detyrueshëm dhe rregullores së autoritetit të mbikëqyrjes finaciare. Autoritet ky që mbron interesat e klientit.
Nga ana e depertamentit të dëmtimeve u është kërkuar vajzave, në mënyrë që të llogaritet masa e paaftësisë së përkohëshme, e pjesëshme, e përherëshme ato duhet të sjellin një raport mjekësor. Raport ky i licensuar nga autoriteti i mbikqyrjes. Mbi baze të masës së paaftësisë bëhen përllogaritje, për dëmshpërblimin që ato duhe të marrin dhe në bazë të dokumentacionit që kanë sjellë.
Ato nuk kanë pranuar të shkojnë të bëjnë ekzaminimin, me arsyetimin se ne nuk kemi gjë dhe nuk duhet të përfitojmë, kjo ndoshta është e gjitha ngarkesa. Ngatërresë kjo që po ndodh nga ato që nuk përfitojnë shumë” shprehet nëndrejtori. Avllaj shprehet se ata nuk janë aspak të vonuar në dëmshpërblime, pasi në nëntor ka dalë raporti që aksidenti ishte nje gabim njerëzor.
Sipas tij që të gjithë personat e aksidentuar do të dëmshpërblehen, por ato duhet të plotësojnë dokumentet për ta marë dëmshpërblimin që u takon. Ai më tej ai thotë se familjarët e personave që kanë humbur jetën nuk kanë marrë dëmshpërblim , pasi sipas tij duhe që të sjellin të gjithë të dëmtuarit dokumente, në mënyre që të shpërndahet shuma sipas çdo personi.
Lavdim Avllaj është shprehur se shpenzimet për kurimin e dy vajzave që shkuan në Vjenë është bërë nga SIGMA. Një peson që ka vdekur në aksident, të afërmve të saj u takon të marrin sipas përllogaritjeve gati 40-50 milionë lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com