Gjykaka e Kavajës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për tre zyrtarët e Autoriteteti Rrugor Shqiptarë, të akuzuar për shpërdorim detyre, në lidhje me vendosjen e barrierave pranë vendit ku me 6 maj të këtij viti, në një aksident automobilistik mbetën të vdekur dy fëmijë të mitur 3 dhe 5 vjeç.
Në të njëjtin aksident u plagos rëndë nëna e tyre foshnja e saj 18 muajshe mori plagë të rënda. Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Dritan Fejzon, Drejtor Juridik, Bib Gjomakaj Drejtor Rajonal, si dhe Lekë Tushën, Drejtor i Kolaudimit dhe Cilësisë, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Fejzo dhe Biba, akuzohen për "shpërdorim të detyrës", pasi nuk kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, për vendosjen e barrierave në një segment të autostradës Plepa- Rrogozhinë pranë fshatit Qerret.
Ndërkaq zyrtari tjetër, Lekë Tusha, akuzohet se ka firmosur marrjen në dorëzim të këtij segmenti rrugor, kur ende nuk kishte përfunduar. Në këtë rrugë, një kompani e shitjes me pakicë të karburanteve kishte aplikuar për mbajtjen e hapur të lidhjes së autostradës me rrugën dytësore.
Kjo do t'i mundësonte më shumë klientelë kësaj pike të shitjes së karburanteve. Gjykata kishte vendosur hedhjen poshtë të këtij pretendimi dhe se duheshin vendosur barrierat.
Shkak për nisjen e hetimeve ndaj tyre u bë aksidenti i ndodhur të shtunën e 6 majit të vitit të kaluar, kur Silvana Negollari, 24 vjeçe nënë e tre fëmijëve, ishte duke udhëtuar me mjetin e saj “Mercedez- Benz”, në drejtim të burgut të Rrogozhinës, ku qëndronte i paraburgosur bashkëshorti i saj. për shkak të humbjes së kontrollit gruaja u përplas me trafikndarëset dhe më pas doli nga rruga, për shkak se mungonin barrierat mbrojtëse.
Sipas ekspertëve të prokurorisë nëse barrierat do të kishin qenë të vendosura pasojat do të kishin qenë më të vogla. Pikërisht për këtë shkak, prokuroria ka marrë në ndjekje penale tre drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

VIDEO