Në vijim të hetimeve për aksidentin të shtunën me 7 maj, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, 3 dhe 5 vjeç nëna e tyre bashkë me foshnje 13 muajshe Prokuroria e Kavajës ndaloi këtë të enjte dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Dritan Fejzo, Drejtor Juridik në Autoritetin Rrugor Shqiptar si dhe Bib Gjomakaj Drejtor Rajonal po aty, akuzohen për "shpërdorimit të detyrës".

Mësohet se ata janë ndaluar në zyrën e prokurorit të Kavajës, nga oficerë të policisë Gjyqësore të kësaj prokurorie. Të dy zyrtarët sipas burimeve të policisë, akuzohen se nuk kanë zbatuar një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, që parashikonte zhvendosjen e vendnodhjes së karburantit përtej rrugës dytësore në segmentin rrugorë Plepa-Rrogozhinë, pranë zonës së Qerretit në Kavajë.

Po ashtu në këtë segment edhe autostrada duhej të ishte e ndarë nga rruga dytësore, pikërisht bazuar në vendimin e Gjykatës. Kompania e cila ka në pronësi karburantin pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, kishte aplikuar pranë Autoritetit Rrugor, më parë, për për një hapje të saj me autostradën, por ky aplikim ishte rrëzuar.

Ndërkaq ky rrëzim ishte paditur në Shkallën e Parë që kishte dhënë të drejtë kompanisë së karburantit, por se Shkalla e dytë e kishte hedhur poshtë këtë pretendim. Sipas prokurorisë nëse barrierat mbrojtëse do të ishin vendosur në këtë segment rrugor, dëmet do të kishin qenë edhe më të vogla.

dritan fejza
( Dritan Fejza)

Pasditen e së shtunës, një aksident i rëndë rrugor i mori jetën dy fëmijëve të familjes Negollari nga Durrësi, ndërsa e ëma mbeti e plagosur bashkë me fëmijën tjetër 13 muajsh. 24 vjeçarja Silva Negollari po shkonte sëbashku me 3 fëmijët për të takuar bashkëshortin në burgun e Rrogozhinës, i cili një ditë pas aksidentit u la i lirë.

Aksidenti ndodhi në zonën e Qerretit, ku Negollari humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Sakaq Prokuroria e Kavajës ka nisur një hetim mbi elementët e sigurisë në rrugë.


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)