Një ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në autostradën Levan-Tepelenë, ku humbën jetën 2 persona dhe 5 të tjerë u plagosën, (Lexo këtu), një nga të plagosurit është transportuar me urgjecë për në spitalin e Tiranës.
I transferuar në Tiranë është Jorgji Meraj, ndërsa dy të plagosurit e tjerë Haxhi Lamaj dhe Agron Çeçollari janë jashtë rrezikut për jetën.
Sokol Dhima, një tjetër i plagosur ka dalë nga spital ndërsa Mënyr Lamaj, ndodhet në një nga pavionet e spitalit të Fierit.
Pasditen e djeshme, një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Varibop, ku dy makina përplasën 7 këmbësorë. Fillimisht, një makinë ka përplasur një këmbësor e më pas banorë të zonës bashkë me disa pasagjerë janë afruar për të ndihmuar këmbësorin. Në këtë moment, ka ardhur një makinë Opel që ka hyrë në parakalim dhe ka përplasur disa persona.
Një nga të plagosurit në aksidentin që ndodhi dje në autostradën Levan-Tepelenë, Mënyr Lamaj, jep detaje nga ngjarja e djeshme. I shtruar në spitalin e Fierit, Lamaj thotë se makina që përplasi atë dhe shkaktoi 2 viktima dhe 4 të tjerë të plagosur ishte me shpejtësi të lartë. ” Isha në autostradë duke parë kushëririn që e kishte përplasur makina, na mori një makinë përpara. 5 minuta pasi ndodhi aksidenti i parë. Ishte me shpejtësi të paparë dhe nuk frenoi. Ne ishim me këmbë dhe vajtëm të shihnim kushëririn tonë Durimin. Isha unë djali dhe vëllai, Haxhiu. Ishin edhe ata të tjerët e autobusit. Ishin shumë.”-thotë Lamaj.