Aksidenti në Lezhë/ Policja përplasi për vdekje kalimtarin, dyshohet se viktima i preu rrugën makinës

Aksidenti në Lezhë/ Policja përplasi për vdekje kalimtarin, dyshohet se viktima i preu rrugën makinës

Aksidenti ne Lezhe

Lezhe- Një punonjëse policia është vënë në pranga, pasi ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. Aksidenti ndodhi të dielën e 6 tetorit, në rrugor  Laç-Milot . Shtetesja Florinda Zvangu 43 vjeçe, punonjëse policie, jashtë orarit të punës, duke drejtuar automjetin e saj  ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital disa orë më vonë.

Grupi hetimor dhe specialistët e Agjensisë së Mbikçyrjes Policore (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale  "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Nga veprimet paraprake dyshohet se viktima banues në fshatin Zhejë i ka prerë rrugen automjeti, çka ka sjellë dhe përplasjen, por ka dyshime dhe dhe policja po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Materialet procedurale në lidhje me rastin do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë