Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë 10 pjestarë dy familjeve, nga të cilët 2 fëmijët, 12 dhe 14 vjeç kanë ndërruar jetë. Në 1 gusht E. Bytyçi, vajya 14 vjeçare e familes shqiptare nga Fushë – Kruja, ndërsa mbrëmjen e sotme bilanci i të vdekurve nga kz aksident është rritur pasi 12- vjeçarja, vajya e familjes shqiptare nga Kosova nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra.
Përplasja e dy mjeteve të përfshira në këtë ngjarje, ka qenë tepër e fortë ku siç shihet edhe në këto foto, pasi makinat pothuajse janë shkatërruar plotësisht.
Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford” me targë AA 776 LD, ku udhëtonin gjashtë pjesëtarët e familjes Hametaj nga Fushë-Kruja dhe një “Volksëagen” me targë BOHY 264, ku udhëtonin katër pjestarë të familjes nga Kosova.