FIER - Tre mjekë të spitalit të Fieri, janë vënë nën hetim pasi nuk kanë njoftuar policinë për ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në urën e Vranishtit dhe i plagosuri është dërguar në spital. Sipas policisë, nën hetim janë vënë mjekët, Marjon Sinani, Drini Nallbani dhe kirurgu i gatshëm, Julian Malaj.
Vënien nën hetim të mjekëve e ka bërë të ditur zyrtarisht edhe Policia e Fierit. “Nga strukturat e Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të Drini Nallbani, infermier në urgjencë, Marjon Sinani dhe Julian Malaj mjek në urgjencë. Procedimi për akuzat ‘shperdorim detyre’ për arsye se nuk kanë njoftuar policinë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Por, sipas kirurgut Julian Malaj, i plagosuri ka deklaruar se i kishte marrë plagët pasi kishte rënë nga gomari, ndërsa pak momente më vonë, në spital është paraqitur policia.
Mësohet se trupi i 29-vjeçari është dërguar në banesën e tij në fshatin Varibobë, fshehurazi nga dy persona të paidentifikuar, për të fshehur ngjarjen e ndodhur. Policia ka shkuar në banesën e viktimës dhe ka tërhequr trupin e tij, duke e çuar në morg, për të bërë autopsinë, nëse ai ka vdekur në aksident apo ka humbur jetën në rrethana të tjera.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com