Pamjet e siguruara nga Report TV nga vendi i aksidentit në aksin Korçë–Maliq hedhin dritë mbi dinamikën e përplasjes së fortë që i mori jetën 45-vjeçarit Krenar Çekiçi.
Sipas videos, në aksident janë përfshirë tre makina që po lëviznin në të njëjtin drejtim. Në një moment, makina e viktimës, një mjet i zi, duke lëvizur me shpejtësi, përplaset fort me një automjet gri përpara saj.
Goditja ka qenë aq e fortë sa makina gri shtyhet dhe përplaset me një tjetër mjet, gjithashtu të zi, që ndodhej përpara. Pas përplasjes zinxhir, makina e viktimës del nga kontrolli dhe përfundon pranë një furgoni të parkuar në anë të rrugës.
Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit të parë, Krenar Çekiçi, i cili u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Çekiçi ishte punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.
Lajmi kryesor:
Makinat bëhen copë pas përplasjes së fortë në aksin Korçë–Maliq, shoferi 45-vjeçar nuk u mbijeton plagëve (EMRI)










