Aksidenti Shkodër - Velipojë ku humbi jetën 4 vjeçari, policia dyshon se shoferja 22 vjeçare shkeli rregullat e qarkullimit rrugor

Aksidenti Shkodër - Velipojë ku humbi jetën 4 vjeçari, policia dyshon se shoferja 22 vjeçare shkeli rregullat e qarkullimit rrugor

Një nga makinat e aksidentuara në Shkodër- Velipojë

Policia ka nisur procedimin penal në gjëndje të lirë për 22 vjeçaren e cila drejtonte automjetin ku ndodhej dhe 4 vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur më 25 janar 2024 në aksin  Shkodër – Velipojë.

Aksidenti u shënua rreth orës 13:00 në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh. E reja duket se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me automjetin tjetër si pasojë humbi jetën 4 vjeçari.

Policia thotë se ndaj saj ka nisur procedimi penal për shkeje të qarkullimit rrugor.  

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor mes 2 automjetesh, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 4-vjeçar, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit ku ishte 4-vjeçari, shtetasen K. B., 22 vjeçe” thuhej sot në njoftimin e policisë së Shkodrës. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë