Aksidenti shoi familjen kosovare në Rrugën e Kombit! Eksperti Qibini tregon 'skenën': Parakalimi i gabuar i shoferit ishte fatal

Një parakalim i gabuar u bë shkak për aksidentin fatal pasditen e së enjtes në Rrugën e Kombit në të cilin humbën jetën katër anëtarë të një familjeje nga Kosova. Drejtuesi i mjetit “Citroen”, sipas ekspertit të sigurisë rrugore, Islam Qibini, nuk ka llogaritur mirë hapësirën për parakalim.

"Njëri prej drejtuesve të mjeteve nuk ka mbajtur krahun. Mjeti “Citroen” ka bërë parakalim të gabuar dhe ka dalë në krah të kundërt dhe është përplasur me kamionin që po vinte përballë. Kemi një humbje të kontrollit, kemi një neglizhencë, jo vëmendje e përqëndruar gjatë drejtimit të lëvizjes. Ai nuk e ka parashikuar që hapësira që ka patur në dispozicion, nuk mund t’a lejonte parakalimin", tha Qibini.

Që prej 1 janarit aksidentet rrugore janë shtuar e për pasojë edhe jetë njerëzish.. Por, kush janë arsyet kryesore që kanë çuar në këtë bilanc?

"Një rritje të numrit të ndjeshëm të aksidenteve, por kryesisht kjo përsa i përket kushteve atmosferike, uljes së temperaturave të kohëve të fundit, për shkak të motit, lagështisë, dëborës", shtoi ai.

Drejtuesit e mjeteve, sipas ekspertit, kanë mëkatet kryesore të përplasjeve.

"Parakalimi i gabuar, shpejtësi, mos-mbajtje krahu, mos-mbajtje distance, rripi i sigurimit, pije alkoolike".

Qibini është i mendimit se strategjia e Policisë Rrugore duhet të përqëndrohet tek drejtuesit problematik, të cilët janë potencial aksidentesh.

"Policia rrugore duhet të kontrolloj pikërisht ato automjete që bëhen shkak për aksident. Ato drejtues mjetesh që bëjnë veprime ose kryejnë kundravajtje që janë burime aksidenti. Të mos merren me kundravajtje që janë anësore", shton më tej.

Por, cilat janë akset më të rrezikshme në vend?

"Rruga Tiranë-Fushë Krujë, kemi Rrugën e Kombit, kemi rrugën e Korçës dhe rrugën e Levanit", konstatoi Qibini.

Pa u bërë 24 orë nga aksidenti tragjik në Rrugë të Kombit, një tjetër përplasje ndodhi në Tiranë. Në videon e siguruar nga Report TV, si pasojë e përplasjes nga një mjet në rrugën “5 Maji”, një qytetar humbi të dyja këmbët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat