Një banor që u ndodh në vendin e aksidentit në lagjen nr.15 në Durrës, ku 3 fëmijë u përplasën me makinë, 2 prej të cilëve ndërruan jetë, e ka përshkruar momentin e tragjedisë si të frikshëm.

Për Report Tv banori, i cili kishte shkuar në lagjen nr.15 te njerëzit e bashkëshortes, tha se sapo kishte kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, në momentin e përplasjes.

Teksa e cilësoi situatën e aksidenteve në akset rrugore si alarmante, ai tha më tej se pas përplasjes së të miturve, njerëzit dolën në rrugë dhe po ulërinin.

“E frikshme. Sa kalova me familjet atje unë. Unë rri matanë me qira, do vija te njerëzit e nuses. Sa kalova para makinës, vetëm kur ja bëri bam ktej. Dolën njerëzit po ulërinin. S’ka më keq, ke frikë të dalësh nga shtëpia”, tha një prej banorëve të lagjes.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Durrës! Mjeti me shpejtësi skëterrë u merr jetën 2 të miturve, një tjetër rëndë te Trauma! Po luanin në trotuar, arrestohet shoferi! VIDEO e përplasjes