Autobusi merr flakë në Bullgari, humbin jetën 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut! Rama: Dhimbje! Zaev: Ngushëllime familjarëve! BE dhe SHBA: Jemi pranë jush

Autobusi merr flakë në Bullgari, humbin jetën 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut! Rama: Dhimbje! Zaev: Ngushëllime familjarëve! BE dhe SHBA: Jemi pranë jush

Pamje nga aksidenti

46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën ku autobusi me të cilin udhëtonin është aksidentuar dhe më pas ka marrë flakë. Kjo tragjedi ka sjellë reagimin e politikës të Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Shqipërisë, ku shprehin dhimbje për situatën e papërshkrueshme me fjalës. Kryeministri Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së veriut Zoran Zaev kanë shprehur ngushëllimet për viktimat.

Zaev ka shkuar në Bullgari për të parë situatën nga afër. Edhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet teksa thotë se Shqipëria gjendet pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këto momente të vështira.

Ngushëllime ka shprehur edhe Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ndërkohë edhe Bashkimi Evropian si dhe Shetetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur ngushëllime për humbjet tragjike të jetëve në aksident.

Aksident tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit 02:00 në Bullgari, ku autobusi me të cilin ata udhëtonin u aksidentua dhe më pas u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën 46 shqiptarëve, mes tyre 12 fëmijë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Tragjeditë në Bullgari, Blinken mesazh ngushëllimi: Zemra jonë është me ata që janë në zi, shërim të shpejtë të lënduarve

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shprehur ngushëllimet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjet tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm si dhe zjarrin që përfshiu shtëpinë e të moshuarve ne Bullgari, ku vdiqën 9 persona.

'Departamenti Amerikan i Shtetit dhe populli amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.'- shkruan Blinken.

Mesazhi i Antony Blinken
Ora 14:27
Putin shpreh ngushëllimet për vdekjen e shqiptarëve në aksidentin e rëndë në Bullgari

1617648339_PUTINAGINGRUSSIA.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij për tragjedinë në Bullgari, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, thuajse të gjithë shqiptarë.

Putin i ka dërguar një letër homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona të thella në lidhje me vdekjen e qytetarëve të vendit tuaj, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, në një aksident rrugor në Bullgari”, thuhet në tekstin e telegramit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit të martën. Putin kërkoi që "të përcjellë fjalët e ngushëllimit dhe mbështetjes së sinqertë për familjet dhe miqtë e viktimave dhe urimet e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit".

Ora 10:40
Aksidenti tragjik në Bullgari, BE: Në këto kohë të vështira, Evropa solidare dhe pranë jush! Ngushëllime familjarëve për njerëzit që humbën

Për ngjarjen e rëndë në Bullgari ku humbën jetën 46 persona, ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke thënë se Evropa qëndron solidare në këto momente të vështira.  

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërsa të lënduarve nga ky aksident i ka uruar shërim të shpejtë.

Mesazhi i plotë i Kyrekomisioneres në Twitter:

Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobusit mbrëmë në Bullgari. Edhe të lënduarëve u uroj shërim të shpejtë. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa qëndron me solidarizëm pranë jush.

Ora 09:45
Presidenti Pendarovski fjalë të dhimbshme për tragjedinë në Bullgari: Të zbardhen arsyet, në ditët e zisë që pasojnë shpirtrat e të vdekurve të gjejnë paqe

1589806065_pendarovski4.jpg

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.

"Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën dhe u lënduan në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje, ka shkruar Pendarovski duke nënvizuar se ai pret që autoritetet të bëjnë një hetim të plotë, për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë e tragjedisë, e cila siç shprehet ai nuk mbahet mend në historinë tonë të re.

"Në ditët e zisë që pasojnë, uroj paqe të qetë shpirtrave të të vdekurve dhe shërim sa më të shpejtë të të lënduarve", shkruan Pendarovski.

Ora 09:23
Aksidenti në Bullgari, reagon Veliaj: I trishtueshëm lajmi për tragjedinë! Ngushëllime familjeve

1628411197_veliaj1024x5761.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 turistë nga Maqedonia e Veriut.

“Fort i trishtueshëm lajmi për tragjedinë e aksidentit të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut në Bullgari. Ngushëllime familjeve”, shkruan Veliaj.

Ora 09:11
Tragjedia në Bullgari, Meta: Hidhërim i madhe dhe trishtim i thellë! Ngushëllime familjarëve

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime familjarëve për tragjedinë e regjistruar orët e para të mëngjesit në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona në një aksident.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës:

Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.

Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe  autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!

Ora 09:04
Tragjedia në Bullgari, Basha: I shokuar! Ngushëllime familjeve të viktimave

1637346249_bashaaaa2.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me tragjedinë e në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut dhe u plagosën 7 të tjerë. Basha thotë se është i shokuar nga tragjedia, ndërsa i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave.

"I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme", thotë Basha.

Ora 08:21
Aksidenti tragjik me 46 viktima në Bullgari, Rama: Dhimbje

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime lidhur me tragjedinë në Bullgari ku një autobus mori flakë ku khumbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut.

Rama shkruan se nuk ka fjalë për tragjedinë dhe se kjo është vetëm dhimbje.

“S'ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët. Dhimbje”, shkruan Rama.

Ora 08:20
Aksidenti tragjik, Zaev në Bullgari, në vendngjarje edhe një ekip nga Maqedoni e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbërritur në Bullgari pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut. Zaev i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa theksoi se në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekip nga Maqedonia e Veriu. Zaev bëri me dije se për aksidentin e rënë e kishte informuar Presidenti bullgar, Rumen Radev.

“Fillimisht dua të shpreh ngushëllimet e mia për të afërmit të viktimave. Para pak minutash kryeministri bullgar Stefan Janev më njoftoi për tragjedinë e madhe të autostradës Struma pranë Bosnekut. Aty është përplasur një autobus me targa maqedonase dhe ka ndodhur një tragjedi. Në të udhëtuan 53 pasagjerë, 46 vdiqën dhe 7 u dërguan në spital dhe u transportuan në Sofje. I kërkova kryeministrit të më informonte në kohën e duhur për arsyet e incidentit. Shërbimet maqedonase - ministritë e punëve të brendshme dhe të shëndetësisë - janë informuar dhe në mëngjes do të dërgojnë ekipe në ndihmë. Fillimisht duhet të konfirmohet se nga po shkonte autobusi, por ka gjasa që qytetarët e Maqedonisë veriore të udhëtonin brenda sapo kishte një regjistrim të tillë. Jam tmerruar nga tragjedia, më vjen keq për ngjarjen. Falenderoj autoritetet bullgare, të cilët po bëjnë gjithçka për të mbrojtur jetën e të mbijetuarve”, tha Zaev.

Ora 07:55
Aksidenti tragjik në Bullgari, reagon Ministrja e Jashtme: Dhimbje e madhe! Shqipëria, pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona nga Maqedonia e Veriut, shumica prej të cilëve shqiptarë, dhe mbetën të plagosur 7 të tjerë. Xhaçka i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, teksa thotë se Shqipëria gjendet pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këto momente të vështira.

"Dhimbje e madh për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!", shkruan Xhaçka.

I.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja