Të tjera detaje kanë dalë mbi aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku humbën jetën 2 të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas burimeve, në momentin e aksidentit kanë qenë 5 persona. Dy prej tyre u plagosën më lehtë dhe arritën të shpëtonin mrekullisht. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, ata kanë lënë ambientet e spitalit.

3 fëmijët dhe 2 më të rriturit (25 dhe 30 vjeç) ishin para shtëpive të tyre kur u aksidentuan, ndërkohë që dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë në gjendje të dehur, ç’ka ka bërë që ai të humbë kontrollin dhe të shkaktojë tragjedinë.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Durrës! Mjeti me shpejtësi skëterrë u merr jetën 2 të miturve, një tjetër rëndë te Trauma! Po luanin në trotuar, arrestohet shoferi! VIDEO e përplasjes