
Ledian Ibrahimi dhe Dhoksi Mango
Report Tv ka siguruar foton e 29-vjeçares, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidenti të trefishtë në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ditën e sotme, si dhe të burrit të saj që raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa vazhdon të jetë në spital nën monitorimin e mjekëve.
29-vjeçarja e identifikuar si Dhoksi Mango, mësohet se punonte si specialiste në zyrën e gjendjes civile ne Njësinë Administrative Petran, në Përmet.
Mësohet se çifti kanë një djalë rreth 1 vjeç e gjysmë.
Burri i saj, i identifikuar si Ledian Ibrahimi, kishte 4 muaj qe kishte blerë makinën dhe ishte shofer i ri.
Lajmi kryesor:
Aksident i trefishtë në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ndërron jetë 29-vjeçarja, burri i saj në gjendje të rëndë! Prindër të një djali 18 muajsh











