Gjirokastër - Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 29-vjeçare.

29-vjeçarja e identifikuar si Dhoksi Mango, ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda dhe raportohet se trupi i saj është dërguar në morgun e Tepelenës.

Po ashtu, në spitalin e Gjirokastrës është transportuar dhe burri i viktimës i identifikuar si Ledian Ibrahimi, si dhe dy persona të tjerë të cilët kanë marrë gërvishtje të lehta.

"Rreth orës 11:45, në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve",- njofton policia.

Report Tv mëson se çifti ka një djalë rreth 1 vjeç e gjysmë.

29-vjeçarja mësohet se punonte si specialiste në zyrën e gjendjes civile ne Njësinë Administrative Petran, në Përmet. ndërsa burri i saj në një shoqëri private sigurie, si roje.

Policia ndodhet në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:24
Aksidenti tragjik në aksin Memaliaj-Krahës/ Report Tv siguron foton e viktimës 29-vjeçare dhe burrit të saj të plagosur rëndë! Prindër të një djali 18 muajsh

1707664555_dhoksimango.jpg

Ledian Ibrahimi dhe Dhoksi Mango

Report Tv ka siguruar foton e 29-vjeçares, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidenti të trefishtë në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ditën e sotme, si dhe të burrit të saj që raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa vazhdon të jetë në spital nën monitorimin e mjekëve.

29-vjeçarja e identifikuar si Dhoksi Mango, mësohet se punonte si specialiste në zyrën e gjendjes civile ne Njësinë Administrative Petran, në Përmet.

Mësohet se çifti kanë një djalë rreth 1 vjeç e gjysmë.

Burri i saj, i identifikuar si Ledian Ibrahimi, kishte 4 muaj qe kishte blerë makinën dhe ishte shofer i ri.