Aksidenti tragjik në Itali, mes viktimave ishte 19-vjeçarja shqiptare! Flet shoferi që pa gjithçka ndodhi: Shoku donte të më parakalonte kur humbi kontrollin

Aksidenti tragjik në Itali, mes viktimave ishte 19-vjeçarja shqiptare! Flet shoferi që pa gjithçka ndodhi: Shoku donte të më parakalonte kur humbi kontrollin

Eralda Spahillari dhe Barbara Brotto

Udhëtimi me shpejtësi dhe parakalimi i gabuar dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen 2 të rinjve dhe la të plagosur 2 të tjerë në Itali në provincën e Trevisos. Nga përplasja e mjetit tip BMW që ‘u ngul’ në pemë se po ecte me 140 km/h në një rrugë ku limiti ishte 50 km/h ndërroi jetë shqiptarja Eralda Spahillari, 19 vjeçe, Barbara Brotto, 17 vjeçe ndërsa mbetën të plagosur të dashurit e tyre Daniel Catelli, 18 vjeç dhe Mikele Tatani, 19 vjeç. Ky i fundit ishte në timonin e BMW-së që ia kishte marrë babait.

Në momentin e përplasjes, BMW po parakalonte automjetin tip Volkswagen Polo ku ishin miqtë e tyre. Një ditë pas ngjarjes, Gëzim Qerosi, 18 vjeç që ishte në makinë me 3 të tjerë, ka bërë një rrëfim të shkurtër.

I kontaktuar me telefon nga Corriere del Veneto , ai tha disa fjalë: “Unë e pashë emrin tim në gazeta, ishin shkruar kështu dhe jo të vërteta , si fakti që po bënim një garë shpejtësie. Por avokati im tha që nuk mund të komentoj. Dhe tani as nuk do të më pëlqente të flisja”. Kështu u shpreh i riu që po mbahet në shtëpi nga prindërit që të mos ketë kontakt me të tjerë ndërsa është vënë nën hetim nga autoritetet italiane.

Por një mik i tij ka treguar çfarë i tha Qerosi vetëm një ditë pas aksidentit.

“Unë isha përpara, me makinën time përgjatë rrugës dhe kisha Mikelen pas. Pastaj u përpoq të më parakalonte në të majtë. Po ecte shumë shpejt. Makina e tij u përplas në anën time dhe humbi menjëherë kontrollin. Pikërisht në atë moment BMW-ja u përplas me një nga pemët e rrugës. Në makinë filluam të bërtisnim dhe një nga djemtë e tjerë që ishin me mua thirri 118. Ne dolëm nga makina dhe aty ishte makina e Mikeles e shkatërruar...”, mësohet t’i ketë thënë Qerosi miqve.

Versioni i tij mund të jetë i besueshëm pasi ka një pjesë të makinës të gërvishtur dhe xhamin e pasqyrës së thyer. Ka disa mistere ende ta pazgjidhura për këtë çështje. Pas dyshimeve për garë 140 km/h, bllokimit të rrugës nga Gëzimi, i cili pa dashje mund të ketë kthyer timonin majtas duke shkaktuar humbje kontrolli për Mikelen, mbetet e paqartë përse 4 djemtë u larguan nga vendngjarja duke lënë miqtë e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, më 4 mars, kur po shkonin në një klub në zonën e Trevisos, por makina e tyre nuk arriti kurrë atje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës