Si shkaktar të aksidentit policia ka shpallur në kërkim 32-vjeçarin Fatjon Zhaborja me origjinë nga Tropoja i cili dyshohet se ka goditur qëllimisht taksinë ku udhëtonin dy viktimat. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin rezulton në pronësi të Dardan Gjekës, 24-vjeç nga Shkodra, i cili pretendon se ia ka shitur Fatjon Zhaborjes rreth një muaj më parë. Pas ngjarjes, Zhaborja braktisi "Benzin" dhe është larguar në drejtim të paditur, ndërsa dyshohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër. Prej mëngjesit të djeshëm ai vijon të jetë në kërkim nga policia.
Elena Avillari po kthehej me taksi nga Durrësi në Tiranë mbrëmjen e vonë të mërkurës, pasi nuk ishte lejuar nga policia kufitare që të udhëtonte me traget në drejtim të Italisë. 23-vjeçarja nënë e një fëmije kishte prerë biletën e tragetit Durrës-Bari, por në momentin kur duhej t'i nënshtrohej kontrollit në Portin e Durrësit ajo nuk lejohet të udhëtojë në drejtim të shtetit fqinj. Gjatë kthimit për në Tiranë, taksia ku ajo po udhëtonte, me drejtues Bujar Agalliun, goditet nga pas në Maminas dhe përplaset me bordurat e karburantit. Bilanci është tragjik, dy persona të vdekur.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










