Aksidenti tragjik në Osum, përcillen në banesën e fundit 25-vjeçarja dhe i biri! Flet fqinja: Ende nuk e besoj që kanë vdekur, u tronditëm shumë

 

Pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në ujërat e lumit Osum ku humbën jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6-vjeçar, nënë e bir janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit. Familjarë, miq e të afërm të familjes Xhaferraj, kanë përcjellë në orën 13:00 akt-mortet e dy viktimave të aksidentit në varrezat e Burdulliasit.

Komshinj të viktimave shprehen se Klaudia ishte një vajzë e edukuar, një nuse shembullore dhe kishte një familje e rregullt.

"Ishte një vajzë e mirë, i respektonte të gjithë në lagje, kishin blerë një shtëpi këtu në lagjen Çlirim, pas ardhjes nga emigrimi të bashkëshortit të Klaudias, Gjergji Xhaferraj. Lajmin e morëm vesh nga mediat dhe u tronditëm shumë. Klaudia dhe fëmijët vinin çdo ditë dhe blinin në dyqanin tim, ende edhe sot nuk e besoj që kanë vdekur", shprehet Fizja, shitësja e dyqanit ushqimor të lagjes.

 


Lajmi kryesor:

Humbi jetën me djalin në aksident, nëna 25-vjeçare vetëm 20 ditë me patentë! Bashkia Berat riparon kangjellat: Shërbenin vetëm për këmbësorët


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive