Ka dalë sot ekspertiza eaksidentit tragjik që u regjistrua disa ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta, bën me dije se makina tip "Audi", që përplasi automjetin tip “Toyota” ku ndodheshin 4 anëtarët e familjes Gushi, po lëvizte me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën tragjikisht Eva Gushi, 9 vjeçe, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç, ndërs ai plagosur mbeti edhe drejtuesi i "Audi", Igli Madani.
Familja Gushi sapo ishte kthyer nga Greqia dhe po udhëtonte në jug për pushime. Automjeti i tyre tip “Toyota” u godit nga makina e të riut Igli Madani. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të mjetit “Toyota”, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuara, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë nga aty.
Igli Madani u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës
26 Dhjetor, 15:35
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh, firmos me Flamurtarin
26 Dhjetor, 10:55
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
Sic duket, audi ka parakaluar makinen e trete nga e djathta edhe i ka rene toyotes. Se me 160 te mos frenosh dje ta hedh toyoten aq larg.
PërgjigjuCunin e Brecanit e liruan. Lironi edhe kete tani o ju qr mu ne drejtesi.
PërgjigjuSi ka mundesi te genjejne keshtu, me 160 thone dhe nuk frenoi dot per 60 metra, qe ajo makine mblidhet per shume me pak. Shkurt muhabeti do dali i pafajshem ky me sa duket ose do denohet shume pak sa te harrohet e del prape. Turp per kete shtet te ndyre e mjere ata qe iken
PërgjigjuTi apo dikush tjeter edhe edhe mund ta mbledhi per pak Metra por jo nje PA pervoje ne Timon.
Do ket pas faj dhe toyota se nuk din te ecin . Ecin ne korsi te shpejtesis avash . E levizin sa andej kendej
PërgjigjuO rq njeri e ka goditur nga pas ne korsine e djathte o qen bir qeni.o maskara
Autostradat jane te mbullura nga dy krahet ne BE dhe shpejtesia nuk i kalon 110 km keto autostrdat tona qe jane te hapura kane shpejtesi njelloj si te mbyllurat dhe pa sinjalistiken e duhur
PërgjigjuNuk eshte cudi qe me vone do dali edhe ekspertiza e fatkeqit me familjen qe ka pas edhe ai faj dhe myllet hesapi, dhe ne fund kerkohen dhe bejn reklama per turista ne shqiperi. Mjer kush iken dhe nuk kthehet me pa te tjerat....... LEKU KA HUDH UJTIN PERPJET nji llafe e vjeter tironse
PërgjigjuDuhej te ishte “shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen e kater personave dhe shuajtjen e nje familjeje” audi ka qene me mbi 250 km ne ore nqs i eshte dashur distance zbutese te frenave 68 metra duke marre parasysh edhe se mbas 68 metrave goditja me toyoten ishte aq e forte sa detyroi toyoten qe te fluturonte duke u rrokullisur aq sa u be cope e cike! Prandaj edhe ketu ka korrupsion!
PërgjigjuA jeni ne terezi me kto ekspertiza idjotesh.Ajo makine me ate aksident ka qen me shume se 200 klm/ore. Vertet ska vlere si 50 apo si 80 klm me shume por ai aksident i tmerrshem ka pas qen audi mbi 200 klm. Mbase miku,leku mund ta nxjerrin edhe me 90 klm/ore por 4 viktimat kane per ta ndjekur si hije ate te papergjegjshmin qe i futi ne dhe.zoti mos e falte.
Përgjigju