Me shpejtësi skëterrë shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi! Lihet në burg 22-vjeçari Igli Madani

VLORË-Igli Madani nuk ishte i pranishëm në seancën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Vlorës. 22-vjeçari, drejtues i automjetit tip “Audi A8”, me vlerë 100 mijë euro, që shkaktoi aksidentin që shoi një familje të tërë të premten, do të qëndroj në burg pa afat, të paktën deri në përfundimin e hetimeve. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.

Vendimi për të u dha nga gjyqtarja Viola Canaj, e cila e konsideroi të drejtë kërkesën e prokurorisë për qëndrimin në burg të të riut, por jo të drejtë kërkesën e avokatit mbrojtës. Avokati Remzi Mehmetaj i kërkoi gjykatës një masë me të lehtë se ajo në burg. Burime nga gjykata bëjnë me dije për Report Tv se Mehmetaj ka pretenduar masë më të butë duke u bazuar tek gjendja e rëndë psikologjike, në të cilën ndodhet Madani që prej aksidentit tragjik. Avokati deklaroi se 22-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rënduar në Spitalin e Traumës, çfarë është dashur edhe prokur e veçantë nga ai personalisht, për mbrojtësin, për të zhvilluar seancën e masës së sigurisë.

Aksidenti tragjik në të cilën humbën jetën katër anëtarët e familjes Gushi ndodi mëngjesin e së premtes, rreth orës 08:20. Si pasojë e përplasjes fatale humbën jetën dy vajzat e mitura, Eva Gushi, 9 vjeçe, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, dhe dy prindërit, Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Familja Gushi sapo ishte kthyer nga Greqia dhe po udhëtonte në jug për pushime. Automjeti i tyre tip “Toyota” u godit nga makina e të riut Igli Madani, i cili sipas policisë po lëvizte me shpejtësi mbi 150 km në orë. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të mjetit “Toyota”, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuara, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë nga aty.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • audi i mu..it: 27/06/2021 19:22

    atij shkerdhates bejini nje gjilpere e te shkoje ti kerkoje falje ne boten tjeter atyre qe vrau.nuk ka me vlere dhe kuptim qe nje i tille te jetoje sa per ate qe esht i renduar psikollogjikisht esht filmi qe e ka mesuar avokati mbrojtes.me gjith ato gjoba per shpejtesi e kalim semafori e kanabis ky nuk pritej qe te perfundonte pervec se te zhdukte nje familje sic edhe e beri.robt gjykatesit qe do e nxjeri nga burgu kete bastard.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë