Aksidenti tragjik në Vlorë që 'shoi' familjen Gushi, del ekspertiza! 'Audi' me shpejtësi 160 km/orë, 50 km mbi shpejtësinë e lejuar

Aksidenti tragjik në Vlorë që 'shoi' familjen Gushi, del ekspertiza! 'Audi' me shpejtësi 160 km/orë, 50 km mbi shpejtësinë e lejuar

Ka dalë sot ekspertiza eaksidentit tragjik që u regjistrua disa ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta, bën me dije se makina tip "Audi", që përplasi automjetin tip “Toyota” ku ndodheshin 4 anëtarët e familjes Gushi, po lëvizte me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën tragjikisht Eva Gushi, 9 vjeçe, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç, ndërs ai plagosur mbeti edhe drejtuesi i "Audi", Igli Madani.

Familja Gushi sapo ishte kthyer nga Greqia dhe po udhëtonte në jug për pushime. Automjeti i tyre tip “Toyota” u godit nga makina e të riut Igli Madani. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të mjetit “Toyota”, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuara, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë nga aty.

Igli Madani u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jok: 04/07/2021 21:37

    Sic duket, audi ka parakaluar makinen e trete nga e djathta edhe i ka rene toyotes. Se me 160 te mos frenosh dje ta hedh toyoten aq larg.

    Përgjigju
  • Trump: 04/07/2021 18:53

    Cunin e Brecanit e liruan. Lironi edhe kete tani o ju qr mu ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Beni: 04/07/2021 14:00

    Si ka mundesi te genjejne keshtu, me 160 thone dhe nuk frenoi dot per 60 metra, qe ajo makine mblidhet per shume me pak. Shkurt muhabeti do dali i pafajshem ky me sa duket ose do denohet shume pak sa te harrohet e del prape. Turp per kete shtet te ndyre e mjere ata qe iken

    Përgjigju
    • Hasoni: 04/07/2021 17:30

      Ti apo dikush tjeter edhe edhe mund ta mbledhi per pak Metra por jo nje PA pervoje ne Timon.

  • Adi: 04/07/2021 13:30

    Do ket pas faj dhe toyota se nuk din te ecin . Ecin ne korsi te shpejtesis avash . E levizin sa andej kendej

    Përgjigju
    • Xhiku: 04/07/2021 17:07

      O rq njeri e ka goditur nga pas ne korsine e djathte o qen bir qeni.o maskara

  • Liku: 04/07/2021 11:22

    Autostradat jane te mbullura nga dy krahet ne BE dhe shpejtesia nuk i kalon 110 km keto autostrdat tona qe jane te hapura kane shpejtesi njelloj si te mbyllurat dhe pa sinjalistiken e duhur

    Përgjigju
  • Delinquenti: 04/07/2021 11:10

    Nuk eshte cudi qe me vone do dali edhe ekspertiza e fatkeqit me familjen qe ka pas edhe ai faj dhe myllet hesapi, dhe ne fund kerkohen dhe bejn reklama per turista ne shqiperi. Mjer kush iken dhe nuk kthehet me pa te tjerat....... LEKU KA HUDH UJTIN PERPJET nji llafe e vjeter tironse

    Përgjigju
  • Koli: 04/07/2021 11:06

    Duhej te ishte “shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen e kater personave dhe shuajtjen e nje familjeje” audi ka qene me mbi 250 km ne ore nqs i eshte dashur distance zbutese te frenave 68 metra duke marre parasysh edhe se mbas 68 metrave goditja me toyoten ishte aq e forte sa detyroi toyoten qe te fluturonte duke u rrokullisur aq sa u be cope e cike! Prandaj edhe ketu ka korrupsion!

    Përgjigju
  • Epiri: 04/07/2021 10:37

    A jeni ne terezi me kto ekspertiza idjotesh.Ajo makine me ate aksident ka qen me shume se 200 klm/ore. Vertet ska vlere si 50 apo si 80 klm me shume por ai aksident i tmerrshem ka pas qen audi mbi 200 klm. Mbase miku,leku mund ta nxjerrin edhe me 90 klm/ore por 4 viktimat kane per ta ndjekur si hije ate te papergjegjshmin qe i futi ne dhe.zoti mos e falte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut