VIDEO+FOTO/ Aksidenti tragjik në Venecia, 3 të vdekur! Dy nga viktimat janë shqiptarë (EMRAT)

Tre të rinj vetëm 20 vjeç, dy prej të cilëve shqiptarë humbën jetën në një aksident fatal të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Portogruaro të provincës së Venecias.

Dy prej viktimave janë Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria, ndërsa viktima e tretë është Giulia di Tillio, 21 vjeçe me banim në Portogruaro. Vajza ishte e fejuara e Altin Hotit.

Ata kanë humbur jetën në vend pasi mjeti "BMW Seria 3" me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lum, Reghena raporton La Repubblica.

Eshtë dashur ndërhyrja e polumbarëve dhe një vinç për të nxjerrë makinën nga lumi, brenda së cilës ndodheshin dhe 3 trupat e pajetë të të rinjve.

Nuk dihet nëse të rinjtë kanë humbur jetën nga përplasja apo nëse kanë mbetur të bllokuar në mjetin, i cili është gjetur me dyer të mbyllura. Dritarja e thyer, nga e cila fillimisht mendohej se mund të kishte dalë dikush, mund të ishte gjurma e tentativës së të rinjve për të thyer xhamin për të dalë nga makina. Hetimet në vazhdim do të zbardhin dinamikën.

Dinamika

Përplasja ndodhi në zonën Borgo Sant'Agnese rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese, duke përfunduar në ujë dhe duke u fundosur poshtë një urë të vogël mbi lumin Reghena. Policia ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së drejtuesit të mjetit për të kuptuar gjendjen psikofizike në të cilën ai drejtonte mjetin.

Viktimat

Viktimat janë Giulia di Tillio, 21 vjeçe, banuese në Portogruaro, Egli Gjeci, me origjinë shqiptare dhe po ashtu banuese në Portogruaro dhe Hoti Altin, 22 vjeç nga Kosova, me banim në Concordia Sagittaria. Ky i fundit, i fejuar prej dy vitesh me Giulia-n, drejtonte makinën e tij. Ndërkohë 6 muaj më parë në familjen Hoti kishin humbur dhe vëllain e Altinin. Admiri, në moshën 18-vjeçare kishte humbur jetën në një  aksident të ngjashëm rrugor në të cilin është përfshirë së bashku me babain e tij.

Kërkimet e zjarrfikësve në ujërat e lumit vazhduan disa orë pasi në fillim u mendua se në makinë kishte qenë edhe një person tjetër, por kontrollet dhanë rezultate negative. Polumbardhat vijuan kontrollet me orë duke tentuar të nxjerrin disa sende personale që i përkisnin tre viktimave.

Presidenti i Rajonit të Venetos, Luca Zaia, shpreh ngushëllimet familjeve për humbjet e jetëve në aksidentin shumë të rëndë rrugor. Ai tha se është duke punuar me të gjitha institucionet për të parandaluar pasimin e tragjedive të tjera.

“Veneto mban zi për viktimat e tjera të reja të rrugës. Një tragjedi e pafund, e fundit e shumë të tjerave, që lë zemrën të thyer dhe thërret ndërgjegjet në një ekzaminim të thellë se çfarë mund të bëhet për t'i shmangur ato”, tha presidenti i Rajonit Veneto, Luca Zaia, sapo mësoi për ngjarjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
Aksidenti tragjik në Venecia, Presidenti i rajonit u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave: Po punojmë për parandalimin e tragjedive të tjera

Presidenti i Rajonit të Venetos, Luca Zaia, shpreh ngushëllimet familjeve për humbjet e jetëve në aksidentin shumë të rëndë rrugor.

Ai tha se është duke punuar me të gjitha institucionet për të parandaluar pasimin e tragjedive të tjera.

''Në këtë moment dua t'u bashkohem familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që i njohin dhe i vlerësuan, duke u dërguar ngushëllimet e mia më të thella. Ne duhet të vazhdojmë me të gjitha institucionet të kërkojmë forma më efektive të parandalimit, sepse, nëse me këtë arrijmë të shmangim qoftë edhe një tjetër nga këto tragjedi, do të kemi arritur një rezultat për t'i bërë rrugët tona më të sigurta", tha Veneto.

Ora 12:38
Aksidenti fatal në Itali/ Tragjedia në familjen Hoti, dy djemtë 18 dhe 22 vjeç i humbi në dy aksidente rrugore brenda 6 muajve

1702035624_ita.jpg

Foto e viktimave

Pas ngjarjes tragjike të tre të rinjve në Itali, mediat italiane raportuan se 22-vjeçari me origjinë nga Kosova, Altin Hoti, 6 muaj më parë kishte humbur vëllain e tij 18-vjeçar nga një aksident i ngjashëm.

Në aksidentin e ndodhur para 6 muajsh ishte përfshirë edhe babai i tij, raporton Corriere.

22-vjeçari ishte i fejuar prej dy vitesh me italianen Giulia, e cila po ashtu humbi jetën në aksidentin tragjik.

Ora 12:06
Aksidenti tragjik ku humbën jetën 2 shqiptarë/ Video nga momenti kur polumbarët nxjerrin makinën nga lumi me trupat e viktimave brenda

 

Media italiane publikon pamje të vendit se ku ndodhi aksidenti tragjik. Polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit Reghena trupat e viktimave, dy të rinj shqiptarë dhe një vajzë italiane.

Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes (7 dhjetor) në provincën e Venecias në Itali.

Makina ka dalë nga rruga ka kaluar barrierat dhe ka përfunduar në lumë.Trupat e pajetë janë gjetur brenda në kabinën e makinës

Viktimat shqiptarët Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç),  të dy banues në Concordia Sagittaria dhe Giulia di Tillio me banim në Portogruaro 21 vjeçe

S.S/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 08/12/2023 13:38

    Ngushellime familjeve te viktimave te fatit te zi. Ca behet keshu sa njerez qenkemi qe ku ndodhe fatkeqsi ne bote ka dhe shqiptare. Zoti u lecofte dhimbjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'