Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg" për shoferin Zija Murati, i cili ishte në drejtimin e makinës së aksidentuar në Kodër Kashar, ku mbetën të vdekur 3 persona, Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç (vëllezër) dhe Dashamir Dema 50 vjeç, të tre kushërinj me njëri-tjetrin.
Gazetari Arsen Rusta thotë se paraprakisht shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia, ndërsa prokuroria është duke pritur edhe akt-ekspertimin për të parë nëse i riu ka qenë në efektin e alkoolit. Masa është dhënë në Gjykatë Tiranës.
Makina tip "Opel" e drejtuar nga 29-vjeçari, ka dalë nga rruga dytësore "Hajdar Valisi" duke u përplasur me murin. Katër kushërinjtë po ktheheshin në drejtim të banesës së tyre, por mbetet e paqartë ku kanë qenë, në ndonjë vizitë familjare apo në ndonjë festë, pasi aksidenti ka ndodhur në orën policore.
Makina e tyre u shkatërruar komplet nga përplasja me murin. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë njoftuar nga banorët e zonës, por përpara se të mbërrinin një automjet që ishte pas makinës së aksidentuar u dha ndihmën e parë. Por, pavarësisht ndihmës, dy prej të aksidentuarve kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spital.