Aksidenti tragjik në Itali, shqiptari përplaset me një pemë pak hapa larg shtëpisë së tij! Ndërron jetë në vend (Pamjet e rënda)

Një 53-vjeçar shqiptar, i identifikuar nga mediat italiane si Dritan Mera, ka vdekur pas një aksidenti të rëndë, teksa është përplasur me një pemë në zonën e Castelnuovo di Borgonovo Val Tidone , në provincën e Piacenzas, pak hapa larg shtëpisë së tij.

Për më shumë se gjysmë ore, personeli mjekësor dhe infermieror u përpoqën të shpëtonin nga vdekja 43-vjeçarin, por çdo përpjekje rezultoi e kotë.

Dritan Mera,me kombësi shqiptare, humbi jetën në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e vonë të së premtes së 19 majit.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, 43-vjeçari pasi ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve në një lokal në zonë, ka rrëshqitur papritur dhe makina e tij Peugeot 308 ka dalë nga rruga, duke u përplasur me dhunë në trungun e një peme.

Shërbimet e urgjencës reaguan menjëherë, duke mbërritur në vend. Shqiptari u gjet pa ndjenja dhe i shtrirë në timon në lëmshin e llamarinave. Ndërhyrja e Brigadës së Zjarrfikësve ishte e domosdoshme për ta nxjerrë atë. Për fat të keq lëndimet e raportuara ishin shumë të rënda dhe mjeku nuk mundi të mos konfirmonte vdekjen. Karabinierët e Borgonovës ndërhynë për të rindërtuar dinamikën e asaj që ndodhi. Trupi i pajetë i është dorëzuar mjekësisë ligjore për obduksion.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente