Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Mamurras- Fushë Krujë, në lagjen Demokracia. Të plagosur kanë mbetur 3 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës.
Nga të dhënat praprake shkak mësohet të ketë qenë shpejtësia e madhe. Benzi me ngjyre gri ka qenë me shpejtësi dhe në tentativë për të parakaluar Golfin ka goditur Benzin tjetër me ngjyre blu që drejtohej nga një grua.
"Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Adriatikut " ,janë përplasur 3 automjete, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën", thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Si nuk msun me ec kto maloket
Përgjigju