Një person ka mbetur ka humbur jetën pas një aksidenti shkaktuar mes dy makinave. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec, ku 2 mjete janë përplasur mes tyre.

Në aksidenti është përfshirë një makinë, që ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përplasur dhe me një pemë.

Nga përplasja mbeti i plagosur drejtuesi i makinës së postës, Kristi Plluska. Gjendja e tij është përkeqësuar e për pasojë u dërguar me urgjencë me helikopter drejt Traumës në Tiranë, por s'ia doli të mbijetonte dhe humbi jetën rrugës në spital. 

Makina e aksidentuar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Aksidenti mes dy makinave në Korçë ku vdiq 39-vjeçari, arrestohet drejtuesi i 'Benz'-it

1591706108_akaidentkorce.jpg

Në aksidentin në Korcë, ku mbeti i vdekur një person është arrestuar personi që drejtonte makinën tip "Benz". Ai është Nertil Satellari 29 vjeç, banues në Korçë, i cili duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me mjetin tip "Volkswagen", me drejtues të ndjerin 39-vjeçar.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ora 17:25
Aksidenti në Korçë/ Shoferi i postës niset me helikopter drejt Traumës, vdes rrugës

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kristi Plluska, shoferi i postës është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë si pasojë e aksidentit. Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha raporton se Plluska është nisur drejt Tiranës me helikopter, siç shihet edhe në këto pamje, por ai ka humbur jetën rrugës në spital. 

1591717826_Kora1.jpeg

1591717838_Kora2.jpeg