Një aksident automobilistik me dy të lënduar ndodhi sot në Korçë. Dy makina u përplasën mesditën e të premtes në lagjen nr. 10 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se për pasojë ka dy të lënduar, të dërguar në spital, gjendja e të cilëve nuk dihet akoma.

Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.