Një aksident tragjik është shënuar mesditën e sotme në aksin Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur anës rrugës, pranë QTU-së.

Si pasojë kanë ndërruar jetë shoferi dhe nje pasagjer, ndërsa 15 pasagjerë të tjerë janë dërguar te Trauma për mjekim të specializuar. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha për Report Tv se katër prej tyre ndodhen në sallën e operacionit. Një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin.

Nga pamjet e siguruara shihet se autobusi ka thyer edhe barrierat mbrojtëse.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Përmbysja e autobusit të linjës Berat-Tiranë, Drejtori i Rrugores: Paraprakisht dyshohet humbje e kontrollit të drejtuesit të mjetit

1782829906_polici.jpg

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci tha në një prononcim për mediat se 15 persona kanë mbetur të plagosur nga përmbysja e autobusit i linjës Berat-Tiranë dhe anasjelltas.

“Janë 15 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet humbje e kontrollit. Policia e shtetit apelon që të gjithë të respektojnë rregullat e qarkullimit. Autobusi është lincesuar për transportin e pasagjerëve, Berat-Tiranë dhe anasjelltas. Ngjarja është në hetim e sipër”, tha Drejtori i Policisë Rrugore.

Ora 16:11
Aksidenti në Tiranë-Durrës, autobusi i linjës së Beratit thyen barrierat mbrojtëse (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar disa pamje nga autobusi që u përmbys këtë të martë në aksin rrugor Durrrës-Tiranë.

Siç shihet edhe nga video, autobusi ka thyer barrierat mbrojtëse, dhe kjo e fundit ka kaluar mes përmes autobusit.