BURREL - Pas aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Burrel-Milot në rrugën e quajtur Baz, ku babai 26-vjeçar Urim Onuzi dhe vajza e tij 6-muajshe mbetën të plagosur rëndë, bashkëshortja e tij e ka denoncuar në policinë e Burrelit, duke deklaruar se bashkëshorti i saj e ka rrëmbyer foshnjen.
Por hijet e dyshimit përfshijnë historinë, pasi pak orë pas denoncimit bashkëshorja e Urimit, Adelina Piku ka ndryshuar versionin e saj në media duke deklaruar se në momentin që ka dhënë deklaratën ka qenë në gjendje shëndetësore të rënduar dhe të shokuar dhe nuk mban mend asgjë nga ato që ka thënë.
Adelina Piku nga fshati Maqellarë i Dibrës theksoi se vajzën ia ka dhënë me dëshirë bashkëshortit të saj dhe hedhur poshtë akuzat për rrëmbim por edhe faktin nëse ka konflikte me burrin e saj, duke thënë që shkojnë shumë mirë në çift.
Aksidenti rrugor ndodhi mëngjesin e sotëm, kur automjeti tip Benz ku udhëtonte 26-vjeçari Urim Onuzi së bashku me foshnjën 6-muajshe, doli nga rruga si pasojë e ngricës në rrugë. 26-vjeçari nga Kukësi është i martuar në Maqellarë të Dibrës me gruan me të cilën kishte dhe foshnjën.
Nuk dihet nëse çifti është ende i martuar apo ishin të divorcuar. Ndërkaq, policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse kemi të bëjmë me rrëmbim apo jo, pasi ndryshimi i deklaratës së nënës së fëmijës ka hedhur dyshime të tjera duke qenë se babai njihet edhe si përdorues droge.
Lajmi u publikua fillimisht në orën 15:30 dhe u përditësua në 19:50
(eç/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com