TIRANE-Paraditen e sotme është aksidentuar në kryeqytet në zonën e "21 Dhjetorit" drejtori i policisë së qarkut të Dibrës, Skënder Kalemi. Report Tv mëson se makina tip "Smart"  me targë AA225PN u përplas me "Toyota"-ën me targë MB414 AA të Drejtorisë së Policisë Dibër në të cilën ndodhej Drejtori Vendor i Policisë, Skënder Kalemi. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Report Tv sjell pamjet nga aksidenti, ku nga përplasja është përmbysur makina tip 'Smart'.

Mos respektiim i sinjalit rrugor stop nga mjeti i 'Toyota' nga ana e drejtorit te policise se Dibres,Skender Kalemi eshte bere shkak i aksidentit. Makina me targa MB414AA me drejtues Skender Kalemin duke dale nga rruga 'Frederik Shiroka' per ne rrugen 'Muhamet Gjollesha' u perplas me mjetin me targa AA225PN me drejtues Aurel Hasën i cili vinte nga kryqezimi i "21 Dhjetorit" ne drejtim te kryqezimit te inxhinierise se ndertimit duke shkaktuar vetem deme materiale. Drejtuesit e mjeteve rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.