SHKODËR- Operacioni për kërkimet e parcelave të kanabisit në zonat e thella të Dukagjinit i kushtuan shumë nënkomisarit Rrok Frroku, 54 vjeç, i cili u rrëzua në humnerë për shkak të terrenit mjaft të thepisur.
Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme në mesditë rreth orës 12:00 dhe në ndihmë i kanë shkuar menjëherë forcat blu me disa grupe të RENEA-s dhe me ekipe mjekësore të cilat bënë të mundur nxjerrjen e tij nga humnera në një terren ku mund të ulej helikopteri.
Pas dy tentative të helikopterit shqiptar për të shpëtuar efektivin e policisë të cilat dështuan për shkak të terrenit të thyer është kërkuar ndihma e KFOR. Helikopteri i KFOR bëri të mundur transportimin e tij drejt spitalit të Traumës në Tiranës.
Nënkomisari Frroku ka tre brinjë dhe njërën këmbë të thyer. Policia njofton se nëse do të jetë e nevojshme efektivi do të dërgohet jashtë shtetit për mjekim më të specializuar.



Pas disa orësh, një helikopter i KFOR ka bërë të mundur transportimi e efektivit të Policisë, Rrok Frroku nga zona e Dukagjinit drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja, raporton se efektivi ka tre brinjë dhe njërën këmbë të thyer. Pas dy tentative të helikopterin shqiptar për shkak të terrenit të thyer është kërkuar ndihma e KFOR të cilët kanë sjellë një ekip të specializuar për transportimin e efektivit të Policisë.
"Falë ndihmës së KFOR-it u mundësua transportimi me helikopter, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë, i oficerit të Policisë, i cili, si pasojë e terrenit shumë të vështirë me një shkallë të lartë rrezikshmërie, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin u rrëzua dhe ra në humnerë, një ditë më parë. Oficeri i Policisë u rrëzua gjatë kontrollit në terren së bashku me grupin e kontrollit, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Me interesimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u bë e mundur që një helikopter i KFOR-it në Kosovë, të nisej me urgjencë nga Kosova në drejtim të Dukagjinit. Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë.
Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara, dhe në rast nevoje transportimin e oficerit të Policisë për kurim, jashtë shtetit. Policia e Shtetit falënderon KFOR Kosovën për ndihmën e çmuar dhe gatishmërinë e shprehur duke dërguar menjëherë helikopterin, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili iu përgjigj gjithashtu menjëherë kërkesës për të vendosur në dispozicion të forcave të Policisë, një helikopter, por për shkak të terrenit mjaft të vështirë nuk mund të bëhej e mundur tërheqja e oficerit të plagosur nga vendi deri ku kishin mundur ta nxirrnin me krahë shërbimet e Policisë dhe të ekipit të urgjencës mjekësore. Policia e Shtetit falënderon edhe aktorët e tjerë si Ambasada italiane në Tiranë dhe kolegët italianë që shprehën gatishmërinë, për të na ndihmuar për situatën e krijuar", njofton policia.
-
Bravo çunat e saje qorrit. Shkoni deri ne maje te malit per droge kur ate e keni neper qytete me tonelata. Rrace e keqe
Përgjigju -
Duhet që cdo polici qarku të kete një helikopter minimumi në sherbim të policise se secilit qark ! Policia duhet ti rritet rroga se u doli shpirti maleve , shesheve , deteve
Përgjigju -
Shërim të shpejtë i urojmë!! Shteti të investojë në pajimet e policëve në operacione!
Përgjigju -
Shpenzimet per aviona na duhen per te pa ndeshjen Liverpul - Real
Përgjigju -
E kane mallkuar fshataret se i ka len pa buke
Përgjigju-
O te lent zoti pa buk dhe sakat ty o idiot i mesjetes.
-
-
Nuk e kuptoj ku eshte nevoja qe ta kerkojne kanabisin neper cepe humnerash nderkohe qe ka dale sheshit e nuk ka ngelur pellembe toke pa u mbjellur.
Përgjigju -
Bravo cuna per sakrificen. Zoti ua shperblefte edhe sherim te shpejte nenkomisarit.
Përgjigju -
Sikur te kish qen nje qeveritar per 10 minuta do shkonte helikopteri....esht polic dhe nuk ja vlen shpenzimi
Përgjigju











Komente
Komento