TIRANE - Një aksident automobilistik është shënuar në orët e mbrëmjes së sotme, teksa makina e kryesisë së Kuvendit është përplasur me një pemë.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati viktima, veçse plagosje të lehtë të drejtuesit të automjetit, i cili është punonjës i Kuvendit.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, pranë Pallatit me Shigjeta në rrugën e Kavajës.

Makina po lëvizte nga rruga e Kavajës në drejtim të Unazës së Re, kur është përplasur me një pemë.

Sipas policisë së Tiranës, shoferi i Kuvendit, Eduard Bala po drejtonte makinën në gjendje të dehur, çka mendohet të jetë edhe shkaku kryesor i aksidentit.

Shoferi i automjetit është shoqëruar në polici.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)