Aksidentohet me motor në Pukë, i riu në gjendje të rëndë transportohet në Tiranë (Emri)

Aksidentohet me motor në Pukë, i riu në gjendje të rëndë transportohet në Tiranë (Emri)

Foto ilustruese

Një i ri është aksidentuar me motor dhe ka mbetur i plagosur rëndë. ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pukës para pak çastesh. Burime për “Report Tv” mësojnë se i plagosuri i identifikuar si Çirim Bukuroshi është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Bukuroshi është në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të ndodhur, ndërkohë policia po vijon hetimet.

Njoftimi i policisë

Pukë
Informacion Paraprak


Me datë 18.10.2018 rreth orës 17:30 jemi njoftuar nga salla e komandimit Komisariatit të Policisë Pukë se në qytetin e Pukes, në rrugën kryesore, ne vendin e quajtur "Ura e Karatit" tek kthesa e rezervuarit, është rrezuar me motorçiklete shtetasi Ç. B. rreth 25 vjeç, banues në fshatin Qerret, Pukë, i cili ndodhet në Spitalin Pukë, në gjendje të rëndë, pritet per t'u transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë