Arrestimi i tij u në aksin rrugor Fier-Seman , në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish” dhe si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi mjetit dhe pasagjeri me inicialet R.H, 25 vjeç, banues në fshatin Gorishovë. Pasagjeri i dëmtuar u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal.
Njoftimi i Policisë
Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Bexhet Buzi, 43 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Fier-Seman, në vëndin e quajtur "Fermë-Çlirm", duke drejtuar mjetin tip "Mitsubishi" në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi mjetit dhe pasagjeri, shtetasi R.H, 25 vjeç, banues në fshatin Gorishovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.gj/Shqiptarja.com






