ITALI-Një shqiptar ka ndërruar jetë nga një aksident ditën e sotme. 48-vjeçari që ndërroi jetë është shofer kamioni, ndërsa banonte në Gjermani.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në Trento.

Për t’i ardhur në ndihmë shoferit shqiptar të kamionit, erdhën dy ambulanca dhe një helikopter, por pavarësisht ndërhyrjes, shqiptari humbi jetën.

Për disa orë u bllokua pjesa e autostradës në të cilën mbeti i aksidentuar shoferi shqiptar.

dy.b/shqiptarja.com