Aksidentohet në punë/Fshihet nga mjeku dhe administratorja e firmës,nis procedimi ndaj tyre

Aksidentohet në punë/Fshihet nga mjeku dhe administratorja e firmës,nis procedimi ndaj tyre

Foto ilustruese

Policia e Korçës ka nisur dje një  procedim penal në gjendje të lirë për dy shtetas pasi kanë shkelur rregullat e sigurisë në punë dhe mos raportim përkatës pranë organeve të policisë.
Shtetasi me inicialet Ll.L 40 vjeç, banues në Korçë është aksidentuar  me datë 23.03.2018 duke prerë mermerin në ambientin e firmës ku punonte.  Mjeku pasi i ka dhënë ndihmën mjekësore shtetasit Ll.L, në Spitalin e Korçës, nuk ka kryer raportimin përkatës të rastit pranë organeve të Policisë.Ndërsa administratorja e firmës, dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

Procedohen në gjendje të lirë K.M, 57 vjeç, banues në Korçë (me detyrë mjek pranë Spitalit Rajonal Korçë) dhe Xh.G, 41 vjeçe, banuese në Korçë (administratore në një firmë mermeri).
Aktualisht shtetasi Ll.L, ndodhet në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për shkelje të neneve 300 dhe 289 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë