Një grua 74 vjeçare është aksidentuar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, ku për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët Kombët”, pranë 2 kullave, kur 74 vjeçarja M.Gj është goditur nga automjeti tip ‘Mitsubishi”që drejtohej nga një femër me iniciale E.Th.

Sapo ngjarja ka ndodhur e moshuara është dërguar në spitalin e traumës ku po merr mjekimin nga bluzat e bardha që po bëjnë gjithçka për ta mbajtur atë në jetë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)