Durrës/ Aksidentohet për vdekje 20 vjeçari, u përplas sapo doli nga lokali, rruga pa trotuar! Shoqërohet shoferi, makina ishte me shpejtësi

DURRËS- Një 20 vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë këtë të premte, në segmentin rrugor Shënavlass-Sektor Rinia. Si pasojë e plagëve të marra 20-vjeçari ndërroi jetë në spital.

"Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital", njofton policia.

Këmbësori u përplas nga automjeti me drejtues një 33-vjeçar, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. 

Burime për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku, bënë me dije se i riu është përplasur sapo ka dalë nga një lokal në zonë. Ndërsa paraprakisht raportohet se makina ka qenë me shpejtësi shumë të lartë.

Sipas gazetarit rruga paraqet rrezikshmëri për këmbësorët, pasi është e prishur dhe pa trotuare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit të tyre në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit të tyre në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët