TIRANE – Shefi i Qarkullimit Rrugor të Lezhës është plagosur si pasojë e një aksidenti. Makina me të cilën udhëtonte shefi i Qarkullimit, Marjan Laca është përmbysur dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Aksidenti është shënuar gjatë orëve të vona të pasdites së sotme, pranë aeroportit të Rinasit.
Si pasojë e aksidentit shefi i Qarkullimit Rrugor të Lezhës ka marrë plagë të lehta. Laca është transportuar në spital.
Nga dyshimet paraprake, mendohet se makinës i është çarë njëra prej gomave çka ka sjellë humbjen e kontrollit të automjetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com