TIRANE - 3 muaj pas aksidentit me pasojë vdekjen e djalit 11 vjeçar të ish zv.ministrit të brendshëm Avenir Peka, prokuroria përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq Uarda Çotën si shkaktare të aksidentit.
Sipas prokurorisë Çota tejkaloi shpejtësinë duke shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjen dhe është nën akuzë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë dhe për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Pas arrestimit e reja që shihni në këtë foto shprehu keqardhje për aksidentin dhe pasojat e tij, pranuar se gjithçka ndodhi në pak sekonda dhe ajo nuk kishte qëllim të përplaste automjetin.
Po për këtë ngjarje policia arrestoi dhe drejtuesit e firmës që kryenin punimet në unazën e Tiranës, pasi nuk kishin vendosur sinjalistikën por ata u lanë më pas të lirë nga gjykata.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com