Specialistët e  Sektorit  të Qarkullimit  Rrugor  në Komisariatin e Policisë  Elbasan  bënë arrestimin  në flagrancë të shtetasit:

Besnik  Preçi,  vjeç 32,  banues në fshatin Xibrakë, komuna Shalës Elbasan.Ky shtetas u arrestua nga efektivat e  policisë,  pasi duke drejtuar mjetin vetur tip benz kamion me targa EL8514A, në rrugën rurale Shalës–Xibrakë, është përplasur me mjetin motoçilket  me drejtues shtetasin A.B vjeç 29,  banues në fshatin Xherije,komuna Shalës Elbasan.
Si pasojë  është aksidentuar drejtuesi i motoçiletës, i cili  ndodhet në spitalin  ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetsore.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Shkelja e  rregullave të qarkullimit rrugor”  parashikuar  nga neni  290  i   Kodit Penal.