Prokuroria e Tiranës ka kërkuar hetim në gjendje të lirë për shefin e antidrogës, i cili përplasi për vdekje një 17-vjeçar në autostradën Tiranë-Durrës.
 
Aksidenti tragjik ndodhi dy ditë më parë, ku Artan Shkëmbi teksa drejton makinën tip “Tuareg” aksidentoi Eriglen Sinanaj i cili po kalonte rrugën nga një krah në tjetrën duke shmangur mbikalimin.
 
Policia Rrugore mblodhi provat nën udhëheqjen e prokurorit, Sokol Malaj, ku u administruan të gjitha fotot, skica e aksidentit, dëshmitë e personave prezentë.

Dosja më pas iu dërgua prokurorisë, që pas shqyrtimit paraprak, referuar dinamikës së aksidentit, kushteve dhe aksit rrugor si dhe trajektores së lëvizjes së mjetit, vendosi që shefi i Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të ndiqet në gjendje të lirë.
 
Dje është dorëzuar pranë Prokurorisë së Tiranës dhe akti i eksperimentimit autoteknik i kryer nga dy ekspertë privatë. Akt të cilin e administron organi i prokurorisë. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)