Një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ajo është aksidentuar nga një makinë në kohën që lëvizte me nënë e saj. Xheluja Velija humbi jetën pasi në kthesën e Ibës një automjet doli nga rruga dhe e përplasi atë.
Makina tip Peugeut drejtohej nga 25-vjecari I.Shaipi. Makina që ai drejtonte doli nga rruga për shkak të shpejtësisë. Sipas Policisë ende nuk është përcaktuar shpejtësia me të cilën ai ecte, por burimet nga uniformat blu, thonë se bëhet fjalë për më shumë se 120 km/orë. 25-vjeçari nga fshati Shalës i Cërrikut ishte një adhurues i shpejtësive.
Në një video të publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale është moment kur I.Shaipi ecën me 230 km/orë. Një shpejtësi e çmendur në rrugët tona. Ndërkohë ai është arrestuar nga Policia për aksidentin që i mori jetën 3-vjecares.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO