Përplasi për vdekje 38-vjeçarin dhe iku, policia i gjen makinën e aksidentuar në oborrin e shtëpisë

Përplasi për vdekje 38-vjeçarin dhe iku, policia i gjen makinën e aksidentuar në oborrin e shtëpisë

Një 38-vjeçar ishte duke udhëtuar me biçikletë në Fushë-Mamurras pranë fshatit të tij Adriatik, kur një automjet e përplasi dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Anton Curkaj u gjet në rrugë nga kalimtarë të rastësishëm të cilët e transportuan në spital, por si pasojë e lëndimeve të mëdha, ndërroi jetë.

Dy ditë pas ngjarjes policia arriti të gjejë shoferin, i cili rezultoi të ishte një 35-vjeçar, Sokrat Rajta me banim në Kurbin.

Automjeti u gjet i parkuar në oborrin e banesës së tij, me xhamin e përparmë të plasaritur nga përplasja e 38-vjeçarit. Përveçse për aksidentin e rëndë, autori do të hetohet edhe për largim nga vendi i aksidentit.

 

‘Me datë 31.05.2023, në aksin rrugor Fushë Mamurras - Adriatik, në vendin e quajtur "Presa e Bamit", nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasi A. C. 38 vjeç, banues në Adriatik, që po lëvizte me biçikletë. 38- vjeçari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Kurbin. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Benz" që drejtonte shtetasi S. R., në momentin e aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.’- njofton policia.

Aksident ndodhi rreth orës 15:00 më 31 maj, në vendin e quajtur “Ura e Presës”, pranë fshatit Adriatik të Kurbinit.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet